Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Policia bën me dije se viktimë ka mbetur shtetasi Mark Luli,70 vjeç, banues në Tale, Lezhë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:50 , në fshatin Tale, Lezhë, ku mjeti tip “Zetor” ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.