Ditën e zgjedhjeve, në 25 Qershor pati disa përplasje dhe sherre mes militantëve. Më i rëndi që u denoncua në polici, ishte rasti ku u përfshinë nipat e Arben Ndokës, në Shëngjin. Ish deputeti i PS-së u largua nga parlamenti në mes të mandatit, për shkak të dekriminalizimit. 

Megjithëse la mandatin e deputetit, Ben Ndoka nuk e la Partinë Socialiste dhe ditën e zgjedhjeve nipat e tij kanë lëvizur me armë në Lezhë dhe Shëngjin. Siç shihet nga pamjet që siguroi Lapsi.al, ata sulmojnë një person, që më pas u identifikua si Florian Dushku, militant i LSI-së. Një burim i policisë tha për Lapsi.al se pamjet ishin të vështira për t’u gjetur edhe nga vetë policia, për shkak se bizneset e fshehën videon, nga frika e të akuzuarve.

Zyrtari i policisë tha për Lapsi.al se personat që sulen me pistoleta dhe qëllojnë me grushta janë Don dhe Samuel Ndoka, nipat e ish deputetit të PS, të njoohur në Lezhë për disa ngjarje të tjera kriminale. Tjetri është Genc Sakica. Të tre janë të akuzuar për ngjarjen ku është plagosur Florian Dushku. Plagosja shenjoi ditën e zgjedhjeve. Presidenti Ilir Meta u nis drejt Lezhës për të takuar të plagosurin, ndërsa akuzoi policinë se ka bashkëpunuar me elementë kriminalë, që njihen si mbështetës të Partisë Socialiste në Shëngjin/Lapsi.al