Është dënuar me burgim të përjetshëm shtetasi Klement Çala, i arrestuar më 26 qershor të vitit 2015. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai dënohet me 35 vite burg. Ai ishte pjesë e grupit të Ilir Kupës, i arratisur në vitin 2013 nga burgu Trikala në Greqi.

Autoritetet greke e shpallën atë në kërkim Ndërkombëtar pasi e akuzojnë (në mungesë) për vepra penale: Pjesëmarrje në Organizatë Kriminale, mbajtje armësh dhe e materialeve shpërthyese dhe armëve, vjedhje, etj.