Një shqiptar i arrestuar pak ditë më parë në Itali, i akuzuar për tentativë përdhunimi ndaj një vajzë të re është dënuar.

Mediat në vend raportojnë se të shtunën e 24 tetorit gjykata e dënoi atë me 5 vjet e 6 muaj burg për dhunë seksuale. Shqiptari tashmë është dërguar në burgun Rebibbia në Romë për të vuajtur dënimin e tij.

Shqiptari ishte me precedentë të mëparshëm penal, pasi policia kishte nisur hetimet edhe më parë për trafik droge dhe deklarime të rreme.

Në gjykatë, shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur i ishte ofruar të resë për ta dërguar në banesën e saj, por tentoi ta përdhunonte.

Ai e ka marrë në makinë dhe e ka prekur dhe puthur në vende intime. Për fat të mirë, vajza kishte arritur të shpëtonte dhe kishte dalë me forcë nga makina.

Ajo menjëherë bëri denoncimin dhe Policia zbuloi të dyshuarin, i cili tashmë do të vuajë dënimin