"Deshën ta trembnin", ja çfarë lënde i vendosën drejtorit Dyrmishi poshtë makinës

19/11/2018 - 10:54

Burime nga policia e Durrësit konfirmojnë për “DurrësLajm” se lënda plasëse që u gjet sot poshtë automjetit të drejtorit të Hekurudhës Ani Dyrmishi, nuk ka qenë e rregullt.

Pas verifikimeve përkatëse, rezultoi se në bidon nuk kishte as bateri, as kartë dhe as kapsolla. “Lënda e dyshuar ka qenë nitrat, por jo e përzier. Pra teknikisht nuk është e rregullt”, sqaruan të njëjtat burime.

Nëse objektivi ka qenë drejtori Dyrmishi, autorët e kanë bërë këtë skenë vetëm për ta trembur, pra nuk kanë pasur si qëllim për ta eliminuar apo për t'i shkaktuar dëmtime.

Pas ngjarjes, në një prononcim për “DurrësLajm” Dyrmishi tha se dyshonte që të ishte ai shënjestra, pasi nuk ka konflikte me askënd.

 “Nuk mendoj që jam unë shënjestra, sepse s’kam konflikte me persona të tjerë. Unë në të gjithë Durrësin eci në këmbë. Mund të jetë dikush tjetër objektivi dhe shënjestra”, tha Dyrmishi.

Informacioni paraprak i policisë:

Sot rreth orës 08:30, në lagjen nr.4, në një parking mjetesh u konstatua një pako, e dyshuar si lëndë plasëse. Në vendin ku u gjet pako, ishte parkuar mjeti tip 'Pasat' me targa AA 070 TP, në përdorim nga shtetasi A.D. me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave. Në momentin që ka lëvizur mjetin, ai nuk e ka konstatuar pakon e dyshimtë.

Nga konkluzionet e para të ekspertëve anti-eksploziv rezulton se pakos së dyshuar i mungonin disa elementë për të qenë lëndë plasëse. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës".

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Viktima e sotme në Tiranë Jurgen Kurti nuk është një emër i panjohur për policinë por dhe për publikun shqiptar.

Të shtëna armësh tronditën zonën e Tiranës së Re pranë shkollës “Petro Nini” mbrëmjen e së hënës.

Një vrasje me armë zjarri raportohet para pak minutash në Tiranë.

Policia italiane ka arrestuar brenda një muaj dy herë një shqiptar në Bastia Umbra, i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike.

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kir”, gjatë të cilit janë sekuestr

Forcat e policisë së komisariatit numër 6 në kryeqytet kanë bërë shoqërime të banorëve të "Unazës së Madhe" pas bllokimit të rrugës dhe d

Policia njofton se mesditën e sotme punonjësit e OST pranë fshatit Krastë, Thumanë kanë konstatuar se njëra këmbë e shtyllës së tensionit

Gjykata e Apelit ka pranuar sot kërkesën e Izet Haxhisë, ish-truprojes së ish-kryeministrit Sali Berisha i akuzuar për vrasjen e Azem Haj

Operacionin ndaj 12 shtetasve të arrestuar në kuadër të operacionit “Maranaj”, të akuzuar për dhenie parash me fajde, avokati i njërit ng

Dy makina tip “Skoda” dhe “Ford” janë përplasur me njëra-tjetrën e si pasojë dy drejtuesit e tyre kanë mbetur të plagosur.