Lorenc Veliaj, dëshmia e të cilit zbardhi edhe autoret e vrasjes së Indrit Çelaj për rrjedhjen e ujit të kondicionerit që po riparonte në vilën e Bujar Kusit, do të qëndrojë në qeli për 3 vepra penale që ai kërkohej më herët.

Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg për Veliajn, i cili akuzohet për kundërshtim i punonjësit të policisë, prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit si dhe shkatërrim prone.

Lorenc Veliaj u arrestua pas ngjarjes së ndodhur në rrugën "Muhabet Gjollesha" në Tiranë, ku u vra me plumb në kokë 26-vjeçari Indrit Celaj.

Fillimisht Veliaj u shoqërua si person i dyshuar në këtë krim, edhe pse kërkohej nga policia për 3 vepra penale. Dëshmia e Veliajt nxori edhe emrat e autorëve të vrasjes, dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi.