Dëshmitë që fundosin deputetin shqiptar

Postuar: 13/08/2017 - 10:23

Deshmitarë të aksidentit tragjik të orëve të para të mëngjesit, që u shkaktua nga deputeti Aqif Rakipi, kanë qenë edhe dy kusherinjtë e viktimës, të cilët punonin bashkë me të në Tregun Agroushqimor në autostradë.

Ata kanë parë të gjithë skenën e ngjarjes, edhe pse nuk pranojnë të japin shumë detaje, pasi siç shprehen ata, po presin që të japë një version zyrtar Policia e Prokuroria.

Megjithatë, ata konfirmojnë se shoferi që përplasi të afërmin e tyre, në vend që të ndalonte e t’i jepte ndihmën e parë personit që aksidentoi, e shtoi edhe më shumë shpejtësinë e u largua nga vendi i ngjarjes.

Ne pamë gjithçka sepse aty ishim, po shkonim te tregu. Nuk e aksidentoi Saitin, por e masakroi me makinë. E megjithatë as nuk e mori mundimin të ndalonte. Madje e shtoi edhe më shumë shpejtësinë duke u larguar nga vendi i ngjarjes”, shprehen dëshmitarët.

Ndërsa një familjar i viktimës shkon edhe më tej, duke hedhur dyshime se deputeti mund të jetë larguar edhe për të fshehur diçka.

“Policia thotë që nuk ishte i pirë, megjithëse jam i bindur që ka qenë i dehur. Por largimi i tij në atë mënyrë nga vendi i ngjarjes nuk lidhet vetëm me këtë. Me siguri ai ka dashur të fshehë diçka. Nuk më bindin fare justifikimet e tij që iku për t’u dorëzuar në Polici. Këto janë justifikime”, shprehet ai. /Panorama 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në makinën e presidentit të ekipit të Kamzës, Naim Qarri, duke shkaktuar dëmtimin e pjesshëm të saj.

Një ditë më parë, në Shijak, pas një debati për motive të dobëta, një i moshuar ka kërcënuar me jetë një 53-vjeçare.

Një shqiptare, e cila ishte e lidhur me një sipërmarrës italian, fillimisht i ka kërkuar atij që të blinin një apartament në Shqipëri ku

Një aksident ka ndodhur pasditen e së martës pranë Gjirit të Lalzit.

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’, në Tiranë.

Një i ri i cili udhëtonte me një motorçikletë ka mbetur i plagosur pasi u aksidentua përgjatë segmentit rrugor Qafë Mali -Bajra

Një çiklomotor është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e tyre.

Një gjyshe është dhunuar nga mbesa e saj 38-vjeçare, dhe pas denoncimit të rastit, policia ka referuar materialet në prokurori

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në Bërzhitë, ku vajza adoleshente është gjetur nga nëna e saj pa ndienja.