Mbrëmjen e kësaj të mërkure reperi shqiptar Arkimed Lushaj i njohur si Stresi është shoqëruar në polici.

Ende nuk ka informacione zyrtare për ndalimin e tij, por burimet thonë se Stresi është shoqëruar për armëmbajtje pa leje. Ai është kapur në një lokal në Linzë ku është gjetur dhe një sasi kokaine.

Nuk dihet se kujt i përket kokaina dhe policia po bën sqarimet dhe hetimet e rastit. Pas ndalimit Stresi është çuar në paraburgim në komisariatin numër 4 në Tiranë.