Ngjarja në ‘’Vasil Shanto’’ dyshohet se është një atentat me lëndë plasëse i telekomanduar. Lënda plasëse iu vendos automjetit në pjesën e përparme të saj dhe është shkatërruar tashmë, siç duket edhe nga fotot, ku shfaqet edhe personi qe ndodhej ne automjet, i mbuluar nga gjaku.

Ndërkohë ende nuk dihen detaje lidhur me identitetin e tij, pasi automjetit nga shperthimi i eshte shkaterruar edhe targa.

Automjeti shpërtheu mbi urë dhe deri më tani mësohet se shoferi i automjetit është dërguar në spital dhe ka shenja jete. Nuk dihet për dëme të tjera në njerëz.