Të tjera detaje mësohen nga vrasja e 21-vjeçarit në Bulqizë pas një konflikti.

I riu, Arlind Pasha ka humbur jetën rrugës për në spital ndërsa forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, ku po krihet zona dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore me qëllim kapjen e tij.

Dyshohet se autori, Fatjon Keta është me probleme të shëndetit mendor dhe ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës dhe motrës.

Informacion paraprak

Rreth orës 10.00, në qytetin e Vjetër Bulqizë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.K, ka plagosur me thikë shtetasin A.P, rreth 21 vjeç, i cili gjatë rrugës për spital ka humbur jetën.

Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, ku po krihet zona dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje.