Detaje nga vrasja në Durrës, djali 10-vjeçar shoqëroi të ëmën në spital

19/07/2019 - 17:17

Të tjera detaje zbulohen nga krimi në familjen Kuka që tronditi Durrësin pasditen e sotme.

36-vjeçarja Hasbie Kuka u qëllua me thikë në zemër nga bashkëshorti Ardian Kuka, 37 vjeç pas një sherri mes çiftit për arsye xhelozie.

Viktima u shoqërua në spital nga djali i saj 10-vjeçar dhe nga dy vëllezërit.

Pavarësisht ndihmës së mjekëve, fatkeqësisht 36-vjeçarja ndërroi jetë në spitalin e Durrësit, pasi nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Spitallës rreth orës 16:20 në Durrës, ndërsa autori Ardian Kuka, i cili punonte shofer është larguar më makinë nga vendngjarja. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është dorëzuar në Policinë e Tiranës autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së hënës te "Astiri", Noel Dishi.

Një 34- vjeçar me inicialet F.T, është arrestuar sot në Tiranë pasi vodhi në një automjet në zonën e ‘Komunës së Parisit’ dy telefona ‘Ip

Një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në qytetin e Selanikut në Greqi.

Një automjet që qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara, është përfshirë në një aksident, i cili fatmirësisht nuk ka shkaktuar vi

Policia në Vlorë ka arrestuar 4 persona, 3 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Dy persona kanë rënë në prangat e bluve të Durrësit, një 28-vjeçar i dehur në timon dhe një 55-vjeçar i dënuar për dhunë në familje.

Specialistët për hetimin e trafiqeve dhe narkotikëve në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe go

Vladimir Gjuta është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës për dhunë dhe plagosjen e kushëririt të tij.  Ky i fundit me shenja të dukshme ng

Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme, pasi u janë gjetur kartëmonedha të falsifikuara.

Tre të rinj raportohet se kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në hyrje të qytetit të Librazhdit.