Detaje/ Për një hile në domino tentoi t'i vinte flakën 67-vjeçarit në Durrës

11/06/2019 - 10:34

"DurrësLajm" sjell të tjera detaje rreth ngjarjes së ndodhur në Durrës ku një person ka tentuar të djegë për motive të dobëta një 67-vjeçar.

Mësohet se dy shtetasit e përfshirë në ngjarje kanë qenë duke luajtur domino pranë sheshit "Pranvera" pasditën e djeshme.

Pas dyshimit për një hile në lojë, në gjaknxehtësi e sipër situata ka degraduar pasi dy personat e mësipërm janë konfrontuar verbalisht fillimisht dhe më pas fizikisht.

Policia ka vënë në pranga 65-vjeçarin I.R., banues në lagjen nr.6, Durrës ndërsa 67-vjeçari K.Sh., u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit I.R., për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje" parashikuar në nenin 88 të Kodit Penal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Kuç.

Një tjetër rast që operonte në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve është goditur sot nga policia në Korc

Arrestohet nga policia një person në Durrës, i akuzuar për veprën penale" Vjedhja me dhunë".

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një person pasi akuzohet për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit është ndaluar nga Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh, të cil

Arrestohet në flagrancë në Durrës një 45-vjeçar, pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe mbante me vete edhe armë pa leje.

Shtyhet seanca gjyqësore për Arbër Çekajn, të akuzuarin kryesor për trafikun e 613 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri.

Dalin detajet nga aksidenti i rëndë qe ndodhi paraditen e së dielës në Rrugën e Kombit, pranë fshatit Gëziq, ku një 13-vjeçare ka humbur

Një aksident me 2 të plagosur është regjistruar mbrëmjen e sotme tek Shkëmbi i Kavajës,

Për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, është ndaluar 39- vjeçari Blendi Teta, pasi akuzohet se ka penguar zbardhjen e së vërtetës si e