Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Mësohet se një makinë është përplasur me bordurën e rrugës dhe kanë humbur jetën 4 persona.

Në aksident kanë humbur jetën babai, nëna dhe dy vajzat, pra e gjithë familja është shuar në këtë aksident të rëndë.

Njoftimi paraprak i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.