Detaje/ Shqiptari në burgun grek u qëllua me thikë në qafë dhe kokë

15/01/2019 - 10:09

Detaje tronditëse janë zbuluar lidhur me vrasjen e shqiptarit Albert Bako në burgun e Koridallosit në Athinë.

"Protothema" shkruan se viktima u qëllua me një thikë të improvizuar nga të burgosur të tjerë, që sipas gazetës greke kanë qenë shqiptarë.

Burimet thanë se pothuajse të gjitha goditjet ishin në qafë dhe në kokë, duke lënë pak hapësirë për dyshim se autorët kishin për qëllim vetëm plagosjen e tij.

Po ashtu është duke u zbuluar raporti i vetë stafit të burgut, i cili ditën e djeshme doli me një deklaratë.

"Ne jemi të pikëlluar dhe ne shprehim frikën tonë për vrasjen e turpshme të burgosurit shqiptar i cili u masakrua si qengj, në objektin e paraburgimit në Korydallos 1"

Në deklaratë po ashtu ngrihen pikëpyetje se "pse burgu ishte i hapur në 12:45, ndërkohë që duhej të ishte mbyllur që në orën 12:00? ".

Po ashtu në qelinë e vrasësit u gjetën mbi 300 euro dhe thika artizanale duke hedhur dyshime lidhur me sigurinë në burgje.

Shqiptari Bako, i cili u vra dje akuzohej si bashkëpunëtor në vrasjen e avokatit Michalis Zafeiropoulos, tentativën e vrasjes së avokatit Giorgos Antonopoulos dhe hapjen e zjarrit në nëntor të 2014 në një lokal, ku u plagosën 14 persona.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbrëmjen e sotme, një makinë e policisë mësohet të jetë përfshirë në një aksident automobilistik.

Një 53-vjeçar shqiptar është gjetur pajetë nga bashkëshortja e tij në oborrin e shtëpisë të mikut të tij.

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike pasi iu gjetën në shtëpi 100 bimë kanabis.

Një automjet tip "Benz" është përfshirë nga zjarri në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me një vit burg në mungesë nga Gjykata e Fierit.

Një 55-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një aksidenti rrugor në Farkë të Vogël.

Një 68-vjeçare ka humbur jetën Zharrëz në Fier.

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur procesin gjyqësor ndaj shtetasit, Apostol Kosta, i cili dy vite më parë ekzekutoi me armë kushërinjtë