Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e shënuar në qytetin e Fierit, ku tre të rinjë kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 13-vjeçare.

Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç dhe Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec, kanë marrë me forcë të miturën dhe e kanë çuar në një shtëpi të vjetër ku nuk banonte njeri ku kanë tentuar ta përdhunojnë. 

Fatmirësisht babai i vajzës, e cila kishte ikur prej disa minutash nga banesa për të luajtuar, është vënë në kërkim të saj dhe në një banesë të braktisur jo larg shtëpisë së tyre në fshatin Arapaj të Roskovecit e ka gjetur në gjendje shoku.

Ai ka dëgjuar bërtitjet e saj nga godina e pabanuar dhe me vrap i ka shkuar në ndihmë të bijës, ndërsa tre të rinjtë janë larguar nga vendi i ngjarjes por që janë kapur pak orë më pas nga policia pas denoncimit të minorenes dhe babait të saj.

Nga dëshmitë e banorëve të zonës, mësohet se familja e vajzës është në gjendje shumë të vështirë ekonomike.