Dy persona kanë mbetur të vrarë nga një përplasje me armë zjarri në zonën e njohur si Kodër Rrëshen. Bëhet e ditur se 2 personat qe kane humbur jeten janë motër e vëlla, Esmeralda dhe Edison Filopati.

Ata kanë qenë duke u kthyer me makinë në banesë, kur janë qëlluar me breshëri armësh duke bërë që të humbin jetën në vend. Esmeralda ishte nënë e 3 fëmijëve dhe e divorcuar. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.

Vrasja dyshohet se ka ardhur për konflikte familjare nga prishja e martesës së Esmeraldës. I dyshuari kryesor për momentin, sipas burimeve është ish-bashkëshorti i saj.

Policia ka ngritur patrulla në gjithë Rrëshenin për kapjen e autorit.