Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Korçë, ku u gjet i pajetë në rezervuarin e Gjançit 25-vjeçari, Fridman Xhaferraj.

Referuar burimeve nga policia, raportohet se po hetohet në dy pista, ku kryesorja është ajo e prishjes së pazareve të drogës, por që nuk përjashtohet as pista e vrasjes për motive banale.

Viktima është gjetur i lidhur nga duart, në momentin që ka dalë në sipërfaqe të rezervuarit.

Në bazë të informacioneve, ai njihej si person problematik nga Policia e Fierit dhe e Lushnjes, si përdorues i lëndëve narkotike.

Një ditë më parë në trupin e 25-vjeçarit mësohet se janë konstatuar shenja dhune në trup e kokë, çka dëshmonte se i riu para se të hidhej në ujërat e rezervuarit të Gjençit është dhunuar deri në vdekje diku tjetër.