200 kg kokainë dyshohet se janë gjetur në kointeinerin e bllokuar në Durrës. 

Konteineri vinte nga Ekuadori dhe ishte nisur 24 ditë më parë.

Pakot ishin fshehur në një pjesë të modifikuar në tavanin e konteinerit që është sharruar.

Kontenieri me fruta perime është nisur nga Ekuadori, ndërsa burime thanë se kompania që kishte porositur kontenierin është me qendër në Tiranë.

Priten verifikime të tjera nga policia, ndërsa operacioni është në vazhdim dhe pritet të ketë disa arrestime.