Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë pa abuzimit të një vajze 15 vjeçare në Tiranë.

Roja i shkollës i cili paguhej për të garantuar sigurinë e nxënësve, e ka ngacmuar seksualisht vajzën për një vit, duke i thënë se ia dinte historinë.

“News 24” bën me dije se ngacmimet dhe përndjekjet e rojës së shkollës, Abaz Doku ndaj vajzës kanë nisur 1 vit më parë kur ajo ishte në klasën e 8-të.

Vajza është në gjendje të rëndë psikike pas gjithë traumave që ka kaluar. Përveç 65-vjeçarit, në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, kryesisht të rinj të cilët nëpërmjet shantazhit me video kishin arritur të kryenin marrëdhënie me vajzën.

Më pas roja është hequr nga puna dhe përndjekjen e vajzës e ka bërë në lagje. Ai e shantazhonte vajzën duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë dhe në një rast ka shkruar pranë banesës së saj në mur “S….. kur*a”.

Pas këtij episodi, vajza është dorëzuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjeçarin në një banesë që ai kishte nën kujdes.

Akti është filmuar në celularin e tij dhe më vonë ai ia ka cuar nëpërmjet një rrjeti social këtë video fqinjit të tij 20 vjeç. Aparatet celulare të 65-vjeçarit dhe 20-vjeçarit janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

Fillimisht është bërë shoqërimi i 65-vjeçarit në komisariatin nr. 4 ku është pyetur për ngjarjen e më pas është bërë transferimi i tij dhe i 3 të dyshuarve të tjerë në komisariatin nr. 5 ku është bërë përgjimi ambiental i tyre dhe ka rezultuar se 65-vjeçari e ka pranuar krimin e rëndë. Po ashtu edhe për 20 vjeçarin ka prova të pa kundërshtueshme të abuzimit me të miturën.

Ndërsa 2 minorenët e arrestuar 16 dhe 15 vjeç kanë thënë se kanë njohje me vëllain e vajzës, e kanë shok dhe se nuk e kanë shantazhuar por vetëm i kanë thënë se kanë dijeni për videon e saj intime.

Vajza është në gjendje të rëndë psikologjike dhe nën asistencë të qendrës ARSIS ka dhënë dëshminë e saj për gjithë ngjarjen./BW