Detaje/ Vrasja e Jurgen Kurtit, të arrestuarit miq me njëri-tjetrin

26/03/2019 - 12:34

Katër personat e përfshirë në vrasjen e Jurgen Kurtit janë miq me njëri-tjetrin. Tre të arrestuarit kanë thënë se nuk kanë pasur njohje më herët me viktimën. “BalkanWeb” raporton se tre personat e përfshirë në vrasjen e “menaxherit të Vip-ve” janë arrestuar në Tiranë duke udhëtuar me makinë pasditen e djeshme.

Në polici ata nuk kanë pranuar akuzat dhe nuk kanë dhënë detaje. Te rinjtë e kanë ndjekur për disa ditë Jurgen Kurtin dhe janë kapur nga kamerat e sigurisë duke udhëtuar me mjetin “Benz” që u përdor edhe ditën e vrasjes.

Dëshmitë e dëshmitarëve okularë, kamerat, si edhe informacionet policore kanë çuar në gjurmët e të arrestuarve. Policia e Tiranës nuk ka ende një motiv për këtë ngjarje, ndërsa të arrestuarit rezultojnë të papunë dhe dyshimet shtohen se ata mund të jenë të përfshirë në shpërndarje të lëndëve narkotike.

Nga ana tjetër një tjetër pistë e cila mund të qëndrojë është fakti se vrasja mund të jetë kryer edhe me pagesë, por këto janë thjesht dyshime paraprake pasi ende nuk ka një version zyrtar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një i ri është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në Tiranë.

Pas katër orësh i bllokuar në shpellën e Pëllumbasit, në kanionet e Erzenit, 42 vjeçari i cili kishte ndrydhur edhe kaviljen është nxjerr

Pesë persona kanë mbetur të bllokuar në kanionet e Erzenit.

Dy automjete tip “Benz” janë përplasur pak minuta më parë në segmentin rrugor Fier-Levan në vendin e quajtur “Çesma e Levanit”.

Shoferi i kamionit të një prej firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorrit, ka humbur jetën pasi ka pësuar një aksident n

Një aksident është regjistruar këtë të diel në segmentin rrugor Korçë-Kapshticë, në vendin e njohur si kryqëzimi i Plasës.

Një 36-vjeçar ka humbur jetën në zonën e Malit të Tomorrit.

Anija “Mati” e Forcës Detare shqiptare shpëtoi 2 peshkatarë në det të hapur, në perëndim të gadishullit të Karaburunit.

Një i moshuar është vetëplagosur me armë gjahu mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së tij në fshatin Gajush të Lezhës.