Policia e Durrësit zbardh detaje mbi plagosjen e regjistruar rreth orës 20.30 në lagjen nr.13 Plazh. Mësohet se i plagosuri Rexhep Tereziu, 42 vjeç, ka tentuar të ndalojë një hajdut që kishte hyrë për të vjedhur në shtëpi.
Personi i paidentifikuar nuk ka mundur të kryejë vjedhjen, por është larguar me shpejtësi. Shërbimet e policisë kanë mbrritur menjëherë në vendngjarje, dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Ditën e shtunë, në mes të ditës në Durrës, rreth orës 14.30, u grabit në pikë dhënie kredie në lagjen nr.12 të qytetit. Grabitësi i maskuar ende nuk është kapur nga policia, megjithëse u vunë në ndjekje të tij edhe RENEA dhe FNSH. Ai mundi të largohej me rreth 100 mijë lekë të rinj.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 10.02.2020, rreth orës 20:30, në lagjen Nr.13 Plazh, një person ende i paidentifikuar, ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit R.T.
Në tentativë për të vjedhur por që është diktuar nga të zotët e banesës, personi ka plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën të zotin e banesës shtetasin R.T, 42 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Personi nuk ka mundur të kryejë vjedhjen por është larguar me shpejtësi.
Shërbimet e Policisë kanë mbrritur menjëherë në vendngjarje, dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit
Janë ngritur pika kontrolli dhe me lëvizje për të kontrolluar dhe identifikuar personat e dyshuar
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po administron çdo provë sado të vlefshme që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorit.