Detajet/ Kush është anëtari i bandës së Niklës që i shpëtoi atentatit, i vranë hallën në derë të shtëpisë

22/09/2019 - 13:13

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e vonë të së shtunës në fshatin Zezë të Krujës. Si pasojë e një atentati, rrethanat e të cilit ende nuk dihen, ka mbetur e vdekur Shpresa Baka, halla e Mariglen Hakës, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur.

Dyshohet se Mariglen Haka ka qenë dhe shënjestër e këtij atentati. I riu njihet si pjesë e bandës së Niklës, i arrestuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë gjatë operacionit të bujshëm të vitit 2018, ku u zbuluan armë, municione dhe lëndë narkotike.

Ngjarja mësohet se ndodhi në derën e banesës, ndërsa ende policia nuk ka një pistë të saktë, ndonëse hetimet janë përqendruar te një hakmarrje e mundshme.

I plagosuri u transportua në Spitalin e Traumës nga shoku i tij, Valter Bami, vëllai i Durim Bamit. Edhe vetë Valteri u prangos në vitin 2018 në operacionin e bujshëm policor.

Burime nga Spitali i Traumës, ku ndodhet nën përkujdesjen e mjekëve dhe nën masa të rrepta sigurie, shënjestra e këtij atentati, Mariglen Haka, bënë të ditur se ai është jashtë rrezikut për jetën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Shtetit ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konfikti mes disa personave në Vorë.

Policia e Durrësit njofton se ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në qytetin brengdetar.

Ndalohet nga policia e Sarandës një person i shpallur në kërkim me inicialet A.S., 25 vjeç, banues në Ksamil.

Policia ka ndaluar një tjetër person të shpallur në kërkim.

Një fëmijë shqiptar 2 muajsh, ka humbur jetën në Pisa të Italisë pas një aksidenti me makinë.

Mediat greke raportojnë për një përleshje mes një grupi pakistanezësh dhe dy shtetasve shqiptarë.

Një i ri nga Kosova është dënuar me burg përjetë pasi aksidentoi për vdekje një grua në Zvicër teksa bënte gara me makinë.

Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në kryeqytet, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Një punonjës bashkie ka humbur jetën pasditen e sotme në rrethana të paqarta. Sopot Kamberi, me detyrë përgjegjës i gjendjes civile në De

Një 47-vjeçar shqiptar është dënuar me dy vjet e katër muaj burg nga gjykata e Swindonit, pasi u kap me drogë. Sipas mediave britanike, 4