Policia e Elbasanit ka dhënë informacionin paraprak, lidhur me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e sotme në këtë qytet. 

Sipas Policisë, i plagosuri 23-vjeçar është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth ores 19.40, afër kryqezimit të Cërrikut, është plagosur me armë zjarri pistolete nga persona ende të paidentifikuar shtetasi R. Ç rreth 23 vjeç, pronar i nje motoservisi.

Shtetasi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Elbasanit, e mbështetur nga FNSH, ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po krehin zona përreth ku ka ndodhur ngjarja.

Janë shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen dhe po punohet me intensitet me grup te posaçëm për zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale armën e krimit.