Ngjarja e rëndë, e regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.4 në Durrës, ku një 35-vjeçar u hodh nga kati i 5-të i pallatit ku banonte ka tronditur jo pak banorët e zonës.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen dhe sipas informacioneve të para, aktin ekstrem 35-vjeçari e ka ndërmarrë në kushtet e një gjendje të rënduar psikologjike.

Nga burime pranë grupit hetimor, DurrësLajm mëson se familjarët e 35-vjeçarit Q.Ll. kanë dhënë shumë pak informacion për hetuesit, pasi janë ende nën shok nga tronditja e pësuar. Në ditët në vijim mund të zbardhet shkaku i vërtetë që e shtyu të riun t'i jepte fund jetës në mes të natës.

Mësohet se shtetasi Q.Ll. ishte i martuar dhe me 2 fëmijë.