Të tjera detaje mësohen për shpërthimin e fuqishëm që ndodhi pak minuta më parë pranë Drejtorisë së Higjienës në Tiranë, ku mbeti i plagosur punonjësi i dyqanit.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, mësohet se Gentian Hoxha, 34 vjeç, ka humbur gishtat e duarve nga shpërthimi. I riu është mbuluar me tym, ndërsa duart i ka të gjakosura.

"I dëmtuari kishte humbur gishtat e duarve. Ndihmën e parë ia dhanë 2 persona që e panë rastësisht shpërthimin. E nxorën menjëherë jashtë se brenda pati shumë tym. I plagosuri ishte nxirë i gjithi nga pluhuri. Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm, u trondit gjithë vendi",- ka thënë dëshmitari.

Sipas policisë, Hoxha ka qenë në punë kur ka shpërthyer një lëndë e papërcaktuar akoma.

34-vjeçari e kishte mbyllur derën e dyqanin ndërkohë që po punonte brenda, ndërsa shpërthimi ka ndodhur në tryezën e tij të punës.