Pasditen e sotme, në redaksinë e DurrësLajm mbërriti një video, ku shfaqej një person në gjendje mjaft të rënduar që thyente biçikletat, karriket e madje edhe vetratat e disa bizneseve në bulevardin qëndror të Durrësit.

Pas interesimit të DurrësLajm pranë drejtorisë së policisë, burime zyrtare të saj konfirmojnë se, pas publikimit të videos, shtetasi në fjalë është gjetur dhe është shoqëruar në komisariat.

Pavarësisht faktit se ai u shkaktoi dëme materiale disa bizneseve në bulevardin “Dyrrah”, ndaj tij deri më tani nuk është bërë asnjë denoncim, ndoshta edhe për shkak të gjendjes shëndetësore të tij.

Mësohet se personi që shfaqet në video mjaft i irrituar dhe madje edhe me njolla gjaku në trup vuan nga probleme mendore.

Në video duket qartë që ai bën veprime të pakontrolluara, madje në një moment reagon me zemërim ndaj personit që po e filmonte duke goditur me sende të forta në drejtim të saj.

Më pas zemërimin e zbraz ndaj vetratës së një biznesi…!