Dha alarm për bombë në makinën e gjyqtarit, identifikohet autori

15/10/2019 - 20:15

Policia e Korçës ka identifikuar personin që dha alarmin fals për bombë në makinën e gjyqtarit, Markeliano Kuqo.

Mësohet se autori i telefonatës së rreme është Neim Behari, i cili aktualisht vuan dënimin në burgun e Drenovës në Korçë, për veprën penale “Vrasja”.

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore rezultoi se 34-vjeçari kishte telefonuar policinë pikërisht nga këto ambiente, duke pretenduar se në mjetin e gjyqtarit ishte vendosur lendë e dyshuar plasëse.

Telefonata, e cila më pas u klasifikua si e rremë, alarmoi policinë e cila rrethoi Gjykatën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një emigrant shqiptar në Itali ka humbur jetën të premten, më 28 shkurt, si pasojë e një aksidenti në punë.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 26-vjeçar, i cili mbante në banesë armë zjarri pa leje.

Një automjet ka goditur makinën e patrullës së policisë tek rrethrrotullimi tek Ura e Dajlanit, në Durrës. 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në f

Dy vëllezër shqiptarë, 26 dhe 29 vjeç janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për shpërndarje kokaine.

Të paktën 20 refugjatë afganë u gjetën nga policia sot ndërsa ecnin në këmbë përgjatë autostrades Vlorë -Fier.

Ky është momenti kur të arrestuarit e operacionit “Mezhgorani” dërgohen në Komisariatin e Policisë në Gjirokastër pas ndalimit nga polici

Shpërthen tubi i kaldajës në shkollën "Janaq Kilica" në qytetin e Fierit.