Gjatë një operacioni antidrogë të koduar "Dhelprat e Ballkani", policia italiane ka sekuestruar rreth 1 kg lëndë narkotike dhe arrestuar 5 persona, katër nga të cilët shqiptarë.

Shqiptarët e prangosur, shtetasit Erjon Maskaj, Bledar Maskaj, Taulan Hoxhaj e Geront Aliaj, të gjithë me vendqëndrim të rregullt në Itali, e mbillnin drogën në vazo hermetike e më pas e groposnin atë në pyll, njësoj si dhelprat, ndaj dhe operacioni u titullua "Dhelprat e Ballkanit".

Operacioni ka nisur hetimet që në vitin 2017, ndaj edhe numri i të prangosurve ka shkuar në 16 persona, ku shumica janë shqiptarë që punonin në bujqësi ose nëpër ferma.

Droga "varrosej" në toka bujqësore pranë vendbanimeve, në provincën e Genoas. 

Klientët e shqiptarëve dhe trafikantëve të tjerë zakonisht ishin persona të një statusi social më të lartë si ekonomistë, zyrtarë etj, të cilët konsumonin lëndë narkotike. Hetuesit italianë shprehen se grupi vazhdon aktivitetin e se do të vijojnë hetimet deri në çmonetimin e krejt grupimit të trafikantëve.