Në një njoftim për mediat, Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me ngjarjen e dhunimit të avokatit Ilia Ilia.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 10:45, në afërsi të Prokurorisë.

Avokati është goditur me sende të forta nga dy persona, ndërsa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 19.07.2018, rreth orës 10:45, në afërsi të Prokurorisë është goditur me sende të forta nga dy persona shtetasi I.I. me profesion avokat, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.