Rastet e dhunës nuk janë të pakta në familjet durrsake!

Për arsye nga më të ndryshmet, bashkëshortët rrahin njëri-tjetrin, prindërit-fëmijët apo fëmijët-prindërit, siç ka ndodhur edhe ditën e djeshme në qytetin e Durrësit.

Policia njofton se 15-vjeçarja me inicialet L.T., ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së saj, shtetases V.T., 49 vjeç.

Sipas burimeve zyrtare, ndaj 49-vjeçares është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Nuk bëhet me dije ende se për çfarë shkaku, adoleshentja ka ushtruar dhunë mbi të ëmën.

Ndërsa, materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, "Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare".