Një i ri është arrestuar në flagrancë në fshatin Ballaj të Rrogozhinës. 31-vjeçari mësohet se ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata për bashkëjetuesen. I riu ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj në banesë.

Ndërkohë në kryeqytet, efektivët e Komisariatit numër 6 arrestuan në flagrancë një 41-vjeçar. Ai akuzohet për veprën penale “Përndjekja”. Sipas policisë ky person ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 18-vjeçare.