Dhunohen 3 policë, ndërhynë për të parandaluar sherrin mes vëllezërve dhe fqinjit

08/08/2020 - 16:11

Në fshatin Vranisht të Himarës, dy vëllezër kanë goditur fizikisht me sende të forta 3 punonjës të policisë, pasi këta të fundit shkuan për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti midis vëllezërve dhe fqinjit të tyre.

Një prej vëllezërve është arrestuar, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

"Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. V., 49 vjeç banues në fshatin Vranisht, si dhe kanë shpallur në kërkim vëllain e tij, shtetasin I. V., 44 vjeç.

Në fshatin Vranisht, Himarë, shtetasi M.V në bashkëpunim me vëllain e tij I.V kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 3 punonjësve të policisë së rendit publik, pasi këta të fundit shkuan për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti midis vëllezërve dhe fqinjit të tyre",- njofton policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, duke përdorur edhe bazën logjistike bashkëkohore për evidentimin e r

Prokuroria ka kërkuar burgim përjetë për Dashamir Xhepën, i akuzuar për vrasjen e kunatës së tij më 14 shkurt të vitit 2019. Lirie Xhepa

Arrestohet nga policia e Durrësit drejtuesja e mjetit që dy ditë më parë aksidentoi një 60-vjeçar në Fushë-Krujë, dhe më pas u largua nga

Policia e Durrësit ka ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar në kuadër të operacionit "BYE PASS", operacioni ky që ka të bëjë m

Finalizohet operacioni "Stuhia" nga Komisariati i Policisë Nr.

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Lushnje.

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në Tiranë. Mësohet se një 30-vjeçare ka dëmtuar veten duke prerë damarët.

Me urdhër të SPAK policia e Tiranës kreu sot ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së.

Vijojnë operacionet e riatdhesimit të shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në zonën Schengen.