Policia ka arrestuar një 66-vjeçar banues në Palokastër, Gjirokastër, pasi më 18 shtator ai dhunoi të moshuarën Pina Qamo, fqinjen e tij.

“Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në fshatin Palokastër, Gjirokastër, ku është dhunuar në banesën e saj shtetasja P. Q., u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për ndalimin e shtetasit K. Xh., 66 vjeç, banues në fshatin Palokastër, Gjirokastër.”, njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.