Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Shkodrës, pasi dhunoi ish-bashkëshorten e tij në lokal.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi F.  L. 27 vjeç, banues në lagjen Liria, Shkodër.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Vasil Shanto, Shkodër, në ambientet e një lokali ka ushtruar dhunë fizike ndaj 27-vjeçares, ish-bashkëshortes së tij banuese në Shkodër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale të “Dhunë në familje”