Dhunoi mjekun në QSUT, procedohet 45-vjeçari

11/02/2019 - 11:25

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 45-vjeçarin që ka goditur me grusht për shkak të detyrës mjekun e Urgjencës në Spitalin Infektiv me inicialet G.S.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale A.M., është i afërmi i një pacienti dhe pas dhunimit të mjekut është larguar nga spitali, ndërsa po punohet për arrestimin e tij.

NJOFTIMI I POLICISË

Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr. 4, filloi procedimi penal për veprën penale “Goditje pë shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasit A.M, 45 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas rreth orës 13:30, të datës 10.02.2019, pasi ka shkuar për të vizituar një të afërmin e tij që ndodhej i shtruar në spital, në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv, ka goditur me grusht për shkak të detyrës, mjekun e urgjencës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, pasi kanë marrrë njoftim kanë shkuar menjëherë në ambjentet e urgjencës ku dhe kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale.

Shtetasi A. M., pasi kishte goditur mjekun ishte larguar nga spitali dhe po vijon puna nga ana e Policisë për gjetjen dhe ndalimin e tij.

Materialet proceduriale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Divjakë. 

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Një bandë shqiptarësh që shpërndanin kokainë në Londër është dënuar me 33 vite burg.

Policia italiane ka sekuestruar rreth 4 kilogramë heroinë në komunën e Massa dhe Carrara në Itali.

Shpërthimi i një bombole me hidrogjen në bodrumin e një argjendarie në zonën e ish-Bllokut la 4 të plagosur dhe krijoi panik te qytetarët

Një aksident rrugor është regjistruar vetëm pak minuta më parë në rrugën e re, paralel me portin.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 40-vjeçar është hedhur nga pallati duke gjetur vdekjen.

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me kokainë në një dyqan në qendër të Traversetolo.

Finalizohet operacioni policor “Ndëshkimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkoitke.

Katër persona mbetën të lënduar ditën e sotme, pas shpërthimit të një bombole gazi në zonën e ish-Bllokut.