Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi ka dhunuar një punonjës të OSHEE-së për motive të dobëta.

“Arrestohet në flagrancë shtetasi S. Sh., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “1 Maji” Vlorë ka goditur fizikisht dhe me mjet të mprehtë gjatë ushtrimit të detyrës një punonjës të OSHEE-së, për motive të dobëta.” njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.