Dhunon motrën te banesa në Durrës, policia e kap me drogë dhe armë

24/11/2020 - 09:42

Dhunoi të motrën, por kur efektivët e policisë i trokitën në derë dhe i kontrolluan banesën, e gjetën me shkelje të tjera.

Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasin D. D., 49 vjeç, banues në Vadardhë, Durrës, i cili tashmë do të përballet me drejtësinë për 3 vepra penale.

Pas denoncimit të motrës se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e49-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 204 gr. lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një mjet prerës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës e vunë në pranga për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Dhuna në familje".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Cermë, ku u përplas me makinë një fëmijë 5 vjeç.

Ledion Mita është i riu që shpëtoi nga mbytja dy fëmijët të cilët ranë në ujerat e lumit Gjanicë në Fier.

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi përdorte kartëmonedha të falsifikuara për blerje të ndryshme.

Arrestohet personi që urdhëroi vrasjen e 27-vjeçarit Mario Metaj në Patra, Greqi. Autori dyshohet se është një shtetas grek.

Një i burgosur është gjetur i varur në qelinë e burgut të Peqinit.

Kapet dhe arrestohet nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, 35-vjeçari i dënuar nga drejtësia italiane, për veprat penale "Gr

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe

Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë që ndodhi një ditë më parë, kur u qëllua një 19-vjeçar.

Dy fëmijë romë duke luajtur në anë të lumit Gjanicë në Fier kanë rënë në lumë.

Një ngjarje e pazakontë dyshohet se ka ndodhur në Vorë, ku një vajzë e mitur 15-vjeçare ka denoncuar një 24-vjeçare se ka abuzuar seksual