Një 43-vjeçar është arrestuar sot nga policia në Fushë-Arrëz për veprën penale të dhunës në familje.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Vladimir Kola, i cili për motive ende të pazbardhura ka dhunuar fizikisht nënën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fierz të Fushë-Arrëzit, ndërsa e moshuar V.Kola ka marrë hematoma në trup për shkak të goditjeve nga djali.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për dokumentimin e plotë të rastit.