Një 63-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka dhunuar zyrtarin e Kadastrës në Tropojë. 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin A.Gj., 63 vjeç, banues në fshatin Llugaj.

Arrestimi i tij u bë pasi për shkak të detyrës ka goditur me grushta përgjegjësin e Zyrës së Kadastrës Tropojë, shtetasin B.L.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.