Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë për “dhunë në familje” dy shtetasit me iniciale, A.Xh, 32 vjeç dhe K.C, 25 vjeç,të dy banues në Berat. Shtetasit e sipërpërmendur akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj prindërve të tyre.

Konkretisht shtetasi A.Xh ushtronte dhunë fizike sistematike ndaj nënës së tij M.Xh,60 vjeçe dhe K.C ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, F.C,47 vjeç.

Ndaj 2 prindërve të dhunuar janë lëshuar edhe “Urdhra Mbrojtjeje” nga Gjykata e Beratit.