Një 32-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka ushtruar rrahur bashkëjetuesen e tij.  Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për Leonardo Peçin, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar plagë në fytyrë bashkëjetueses, shtetases B.J.

Materialet u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër , për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.