Policia e Tiranës arrestoi një shtetas, i cili kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes për dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve. Në pranga është vënë shtetasi me inicialet A.B., 51 vjeç.

Arrestimi i tij u bë, pasi ky shtetas ka shkuar në banesën ku jeton ajo me dy fëmijët, pasi ishin në proces divorci dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, dhe ndaj 2 fëmijëve.

Bashkëshortja e këtij shtetasi ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata, pasi 51-vjeçari kishte ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.