Një 47-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dhunonte djalin e tij ndërsa në banesë i është gjetur armë pa leje.

Shtetasi i arrestuar, Bilbil Dafku keqtrajtonte dhe dhunonte djalin 15-vjeçar. Gjatë kontrollit në banesë atij iu sekuestrua një automatik me 2 karikatorë dhe 347 fishekë.

Ai u arrestua në flagrancë nga uniformat blu të Komisariatit Nr.1 të Policisë së Tiranës. 47-vjeçari Bilbil Dafku akuzohet për keqtrajtim të të miturve, dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.