Fenomeni i dhunës vazhdon të përsëritet në familjet shqiptare. Kështu ditën e sotme policia e Beratit ka ndaluar dhe arrestuar: Shpëtim K, 41 vjeç, banues në Berat

Arrestimi i 41-vjeçarit u bë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij F.K, 39 vjeçe, banuese në Berat. Po ashtu ra nën prangat e policisë së Beratit: Fatmir M, 50 vjeç, banues në Berat.

Mbi 50-vjeçarin rëndon akuza  për dhunë fizike dhe psikologjike të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij R.M, 47 vjeçe, banuese në Berat. Ndërsa materialet në ngarkim të personave të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, "Dhuna në familje",

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë dy shtetas për dhunë në familje. Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

•Shpëtim K, 41 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u krye pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases F.K, 39 vjeçe, banuese në Berat.

•Fatmir M, 50 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases R.M, 47 vjeçe, banuese në Berat.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, "Dhuna në familje", parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.