Dy automjete në pronësi të një biznesmeni janë djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Dyshohet se 2 persona kanë spërkatur me benzinë makinat tip Range Rover dhe Volkswagen në pronësi të Kujtim Kasnecit, biznesmen në fushën e ushqimit.

Policia tha se po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.