Një zjarr ka rënë në pikën e grumbullimit të mjeteve në Shkozet, Durrës. Zjarri, i cili ka rënë nga pakujdesia, ka shkrumbuar disa automjete, të bëra gati për skrap.

Sipas policisë, Sh. Q., 58 vjeç, banues në Durrës, ka qenë duke prerë hekur me gur fresibël kur ka shkaktuar zjarrin.

Njoftimi i Policisë Durrës:

Më datë 19.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Durrës, për shtetasin Sh. Q., vjeç 58, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 14, në pikën e grumbullimit të makinave, duke prerë hekur me gur fresibël ka shkaktuar zjarr, për pasojë janë djegur pjesërisht disa makina për skrap. Neni 151 i Kodit Penal.