Një banesë është djegur plotësisht në fshatin Rrajcë Fushë të njësisë administrative Rrajcë në Prrenjas.

Mësohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Familja ka vënë re luhatjet e tensionit, por nuk e kishte menduar se ajo do të ishte tragjike për ta.

Fillimisht flakët janë shfaqur në korridor dhe më pas janë përhapur kudo. Familjarët ishin duke fjetur, dhe më pas të alarmuar kanë dalë që të gjithë jashtë, por në banesë ka mbetur e moshuara.

Vetëm pak minuta më vonë ajo është nxjerrë në gjendje të mirë shëndetësore.

Mësohet se banisa i përkiste shtetasit Xhavit Çuku.

Ndërkohë që zjarrfikësit kanë mundur të izolojnë flakët dhe zjarrin që vuri në rrezik edhe një banesë tjetër.