Një fabrikë e përpunimit të drurit dhe të prodhimit të paletave është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Banorët pranë objektit në flakë kanë kaluar orë të vështira, pasi tymi dhe zjarri rrezikonte shëndetin dhe jetët e tyre. Lënda e parë dhe materialet e fabrikës, kryesisht paleta druri, kanë ndihmuar në përhapjen e zjarrit.

Paraprakisht dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme në këtë biznes, ndërsa hetimet e mëtejshme do të sqarojnë më tej rrethanat e shkakun e zjarrit.