Një 19-vjeçar është shoqëruar nga policia në Lezhë, pasi akuzohet se i ka vënë flakën një makine.

I shoqëruari në polici është M.P dhe rreth orës 13:05, në Shëngjin, Lezhë dyshohet se ka djegur makinën tip”Benz” në pronësi të E.D.,41 vjeç, banues në Lezhë.

Lezhë/ Informacionin paraprak

Sot, rreth orës 13:05, në Shengjin, Lezhë është djegur mjeti tip”Benz” në pronësi të shtetasit E.D.,41 vjeç, banues në Lezhë.

Sherbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasin M.P., 19 vjeç, banues në Shengjin ,si autori i dyshuar i zjarrëvënies së automjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.