Një makinë në pronësi të një emigranti është përfshirë nga flakë në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Belorta të Korçës, ku 26-vjeçari D.D., emigrant në shtetin grek, e kishte parkuar makinën e tij në afërsi të banesës.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se nga të dhënat e para si edhe ekspertiza e kryer në vendngjarje, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.